Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Ishte një e enjte parlamentare për kokoshka me vete. Sigurisht, gazetarët në lozhën e epërme e kanë shijuar spektaklin e gladiatorëve të politikës; të cilët, me fjalën në vend të shpatës, godisnin kundërshtarin në përpjekje për të dalë ngadhënjimtare nga dueli i së enjtes.
Në këtë zallamahi, e cila pushtoi media të reja e të vjetra, vëmendja shkoi edhe një herë te kryeministri. I pari i qeverisë doli në krye të tufës që drejton me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, verbale apo fizike.
Iu fut betejës me kokë, me mish e me shpirt; nxori histori të vjetra e të reja, ashtu sikurse e ka zakon, për të përqendruar çdo shkëndijë te vetja. Edhe një herë e vendosi gjatësinë e tij në shërbim të funksionit politik, duke zëvendësuar veten me pëlhurën e kuqe, përballë demit të tërbuar opozitar, në arenën plot me spektatorë që kërkojnë gjak dhe spektakël.
Për këtë arsye nxori gjuhën përballë kundërshtarëve, sikur në sallën e Parlamentit të kishte shkelur një personazh i njohur i kryeqytetit, Ver Llapa, i famshëm në grimasën e tij, dhe jo kryeministri i Shqipërisë. Për të njëjtin shkak nxori përsëri historinë e djalit të sulmuar pa mëshirë nga kundërshtarët e tij politikë. Motivi është shumë i thjeshtë: Publikimet e 'Zërit të Amerikës', dhe raporti i Transparency International mbi shkallën e korrupsionit në botë, në të cilën Shqipëria u radhit në vendin e 99-të, ndryshe nga viti i shkuar ku gëzonte pozicionin nëntëdhjetë e një.
Duke e filluar nga pika e fundit, raporti i Transparency International, regresi përbën një shqetësim të tejskajshëm për qeverinë aktuale. Jo sepse korrupsioni përfaqëson një fenomen të panjohur në Shqipëri; por sepse, ndryshe nga vitet e mëparshme, mazhoranca në pushtet kontrollon gjithë hallkat e shpërndarjes së posteve në menaxhimin e gjësë publike. Kësodore, edhe shpërdorimet që kanë cytur indeksin në fjalë, nuk mund të jenë tjetër gjë, veçse shembulli më i mirë i paaftësisë së atyre që drejtojnë të vetëm ekzekutivin. Duke e thjeshtëzuar, të vetë kryeministrit, që kërkoi një mandat vetëm për këtë punë; dhe sot, këtë punë, jo vetëm nuk di si ta bëjë, por po përkeqësohet nën drejtimin e tij.
Pika tjetër është ajo më e rëndësishmja, ndoshta edhe momenti më vendimtar në vitin politik që po shtrohet përballë shqiptarëve: Përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës.
Nuk janë thashetheme gazetarësh, spekulime analistësh apo zëra kafeneje të përhapura nga prokurorët në aromë vettingu. Jo, më shumë se kaq. Janë përgjime dhe zëra që zgjasin sa vetë akuzat e opozitës, 2016-2017, mbi marrëdhëniet aspak të ligjshme midis mazhorancës dhe krimit të organizuar në vend, me qëllim deformimin e votë së shqiptarëve.
Dosja nuk është publikuar ende në mënyrë integrale, megjithatë media që ka marrë përsipër nxjerrjen në publik, përtej “kuzhinierëve” lokalë, mban garancinë dhe standardet, jo vetëm të shteti më të fuqishëm në botë, por të shtegtreguesit të rrugëtimit politik të Shqipërisë në këto 28 vite.
Përballë këmbënguljes të Zërit të Amerikës, që pas përgjimeve të Arben Çukos mbi punësimet në administratën publike, merr përsipër të 'çjerrë maskën' mbi mënyrën sesi Partia Socialiste korr votat në disa qarqe të vendit (para edhe gangsterë); mazhoranca, në personin e të parit të saj, reagon në rrugë krejt të paarsyeshme dhe emocionale, duke nxjerrë në pah tensionin që kalon çdo nerv dhe çdo fjalë. Në një përqasje të vobektë për ta zhvendosur debatin gjetkë.
Me “rendin imagjinar” të rënë, pasi tashmë e rënë është gjithë ngrehina propagandistike me të cilën ishte ndërtuar historia e suksesit politik të “Rilindjes”; sot mazhoranca dukej si vogëlushja që u kthye në një fenomen të rrjeteve sociale me këtë frazë: A mund të qaj 5 minuta?
Kundruall gjithë këtij zullumi tingëllon si një pyetje legjitime; megjithatë, përgjigjen do të mund ta japë vetëm “Zëri i Amerikës”, për të cilin, mazhoranca, duket se do të duhet të “qajë” më shumë se kaq.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38