Flash News

KRYESORE

Pse s’u shfaq Fatos Nano në Kongresin e PS? Nis ironia në rrjet

Ish-kryeministri Fatos Nano ishte i ftuar në Kongresin e Partisë Socialiste ku pritej të mbante dhe fjalën.

Mirëpo, ai nuk u shfaq gjëkund në Kongres, ndonëse eksponentë nga PS, si Alfred Peza dhe Elisa Spiropali qenë shprehur më herët se ish-kryeministri ka pranuar ftesën dhe do jetë prezent.

Nuk dihet se përse Nano e ka injoruar ftesën e PS-së.  Në mediat sociale kanë qarkulluar disa meme duke ironizuar Partinë Socialiste.

Kujtojmë që drejtuesit e Partisë Socialiste nuk kanë lejuar gazetarët dhe fotografët të hyjnë brenda sallës ku po zhvillohen punimet e kongresit. Gazetarët janë detyruar të qëndrojnë në hollin e Pallatit të Kongreseve, për ta ndjekur mbledhjen në televizionet ‘led’ që janë vendosur aty dhe në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Të fundit