Flash News

KRYESORE

Pse testimi i kryebashkiakëve socialist është show i radhës i Ramës

Pse testimi i kryebashkiakëve socialist është show i radhës

Në Asamblenë e PS-së, ditën e shtunë, Rama njoftoi nisjen e procesit të vlerësimit të punës së kryebashkiakëve socialist, në prag të zgjedhjeve lokale. Rama e cilësoi këtë si një test i cili do të përcaktojë fatin e kryebashkiakëve sa i takon rikandidimit të tyre.

Për këtë Asambleja ngriti një grup pune, i përbërë nga Ilir Beqaj, Englantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi, teksa në media u publikua edhe një pyetësor të cilit duhet ti përgjigjen kryebashkiakët socialist.

Por kjo iniciativë e kryesocialistit nuk është as më shumë dhe as më pak se show i radhës. Më poshtë disa pyetje retorike përgjigjja e të cilave nuk do shumë për t’u kuptuar.

A do të guxojë komisioni të vlerësojë negativisht punën e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit apo edhe disa kryebashkiakëve të tjerë të cilët njihen për afrimitetin që kanë me kryeministrin apo me figura të tjera të forta në PS?

A mundet grupi i punës të verifikojë përgjigjet e kryebashkiakëve pasi nuk ka funksion auditues?

Në fazën që një kryebashkiak ka mbjellë pemë por në të njëjtën kohë ka rritur taksat dhe ka firmosur një numër të madh lejesh ndërtimi në bashkinë që drejton, a kualifikohet për rikandidim?

Nëse një kryebashkiak vlerësohet pozitivisht për gjysmën e pyetjeve dhe negativisht për pjesën tjetër, a do të rikandidojë sërish?

Në një parti ku kryetari përcakton, kandidatët për deputet, ministrat dhe kandidatët për kryetar bashkie, a mundet që dikush, qoftë ky edhe komision, të dal kundër vullnetit të tij?/Politiko.al

Të fundit