Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Elvin Luku
Dy ditë pas “dialogut” të kryeministrit me studentët në emisionin Top Show, në talk show-n Open me Eni Vasilin, rihapet diskutimi nëse emisioni ishte apo jo një puntatë, që shkoi në favor të aksioneve politike të qeverisë në raport me protestën e studentëve.
Në reagimin e tij, moderatori dhe gazetari, Alban Dudushi, deklaroi se janë kontaktuar afro 150 persona nga 400 studentë aplikantë dhe janë zgjedhur 90 prej tyre. Sipas Dudushit, autorët e programit nuk mund të kontrollonin nëse studentët ishin të FRPD-së, LRI-së apo FRESSH-it, por edhe nëse ata do të ishin anëtarë partie, ai sërish do t’i ftonte ata në program:
E para, FRESSH-istë ose jo FRESSH-iste, të gjithë ata ishin studentë të cilët përfaqësonin veten e tyre; së dyti, ata ishin studentë që, besoj, nuk bënë politikën e Ramës, por përkundrazi i ndejtën kryeministrit përballë në atë që thanë; së treti, për të marrë ato studentë që ishin të pranishëm, dhe kjo është e verifikueshme, kanë aplikuar 400 veta në faqen që ne nxorëm në portalin e Top Channel dhe gazetarët e mi kanë kontaktuar 150 veta prej tyre, për të marrë 90 veta të cilët ishin atë natë në program.
Në këtë kuptim, është e vërtetë, nuk jam shef kuadri dhe nuk mund të kontrolloja gjithsecilin se i kujt partie ishte. Por, edhe nëse ata do të ishin të FRPD-së, LRI-së apo FRESSH-it, unë sërish do ti kisha thirrur, pasi ata vinin si student dhe jo si anëtarë organizate. Kjo është ajo që bëmë ne. Mqs po thoni për portalet dhe fotot që kanë dalë, nga 90 studentë që ishin të pranishëm në emision, vetëm 13 veta ishin në portale si anëtarë FRESH-i. Unë nuk e di në ka patur më shumë apo më pak në studion time, por 13 në 90 studentë, mund ta bëni vetë raportin, – u shpreh moderatori Dudushi në emisionin “Open”.
Në parantezë, së pari, duhet evidentuar se Top Show është një ndër emisionet më jetëgjatë në vend dhe kjo kohëzgjatje, pra mbijetesa në një treg të ashpër konkurrence, është dëshmi e cilësisë së këtij programi; së dyti, Alban Dudushi është në radhët e atyre moderatorëve (me begraund aktrimi dhe gazetaresk), që në librin tim “Talk show: Para dhe pas ekranit”, unë e kam analizuar për kontributin e rëndësishëm në themelimin e emisioneve talk show, veçanërisht, zhanrit infotainment.
Thënë këtë, si studiuesi i komunikimit mund të argumentoj se pse puntata në fjalë, pavarësisht, qëllimit ose jo të autorëve dhe drejtuesve të programit, i shërbeu propagandës qeveritare.
Së pari, duke u nisur dhe nga qëndrimi i moderatorit Dudushi, nuk është problemi nëse ata studentë ishin anëtarë në FRESSH, FRPD-së apo LRI-së, sepse gjithsecili prej tyre ka të drejtën e lirisë, bindjeve dhe anëtarësisë politike në secilën parti që ata dëshirojnë. Problemi fillon të prezantimi që moderatori i bën studentëve në studio, ku në asnjë moment, nuk i’u tha publikut se një pjesë e tyre janë partiak. Pra, çështja është te transparenca me publikun përtej ekranit, i cili duhet të dijë se ai që po i drejton pyetje kreut të qeverisë, është thjesht një student jo partiak, pjesë e partisë së kreut të qeverisë apo organizatave të tjera. Statusi i të ftuarit apo dialoguesit tregon shumë për përmbajtjen e ligjërimit në komunikimin publik.
Së dyti, drejtuesi i programit pohoi se studentët e pranishëm “nuk bënë politikën e Ramës, por, përkundrazi, i ndejtën kryeministrit përballë në atë që thanë”. Këtu ne jemi në çështje të pastër komunikimi. Veçanërisht sot, në epokën e liderëve populiste, strategjitë e propagandës dhe PR-it në komunikimin publik, kanë evoluuar shumë, madje një ndër taktikat më të preferuara të spin-doctors janë atakimi i tezave dhe qëndrimeve politike, nga aktorë “të pavarur” të shoqërisë ose nga anëtarë brendapartiak, për të arritur qëllimin politik. Pra, “agresiviteti” i pyetjeve dhe strategjitë atakuese janë taktika më e mirë promovuese e një politike. Sot, “skuadra” e PR-it të Presidentit Trump është mjeshtre e kësaj strategjie, veçanërisht ndaj medias.
Së treti, qëllimi i propagandës mund të realizohet vetëm me veprim dhe pa asnjë artikulim pro apo kundër. Në rastin konkret, vetëm fakti i pranisë së disa studentëve, edhe sikur ata të kishin qenë më kritikët por dhe më të heshturit, pra vetëm prania e tyre, i shërbente qëllimit politik të qeverisë në raport me protestën, në një kohë që studentët që po qëndrojnë në bulevard e kanë kushtëzuar në të gjitha artikulimet publike por dhe në pikën katër të “kushtetutës së studentit”, se nuk do të ketë as dialog, as negociata dhe as bisedime.
Së katërti, nga analiza vetëm e gjuhës së trupit dhe performimit, vërejmë se ndryshe nga emisionet e tjera, për aftësi ose jo të një personazhi karizmatik si kreu i qeverisë, shpesh herë pamë një ndërrim rolesh, ku moderatori Dudushi shfaqej ulur dhe kryeministri “pushtonte” skenën e “Top Show”. Nuk aludojmë në këtu ka patur qëllim apo jo, por nga analiza e asaj puntate rezulton se në disa raste, kryeministri la në hije moderatorin, duke drejtuar nga njëri cep në tjetrin këtë shfaqje.
Sakaq, për ta përmbyllur, duhet risjellë në vëmendje një rregull bazik i analizës së një produkti televiziv, sipas të cilit e vërteta e asaj që duket në ekran, shpesh herë, qëndron tek ajo që nuk duket, dhe, katër elementët e mësipërm, hedhin më shumë dritë pikërisht te dekriptimi i mesazhit që publiku mori nga ajo puntatë, pavarësisht nëse ky ishte apo jo qëllimi i autorëve të programit.
Shënim i autorit: M.q.s në shkrimin e parë kanë mbërritur shumë sms duke aluduar mbi nje sulm personal kundrejt kolegut Alban Dudushi, dëshiroj të sqaroj se Albani, gëzon respektin tim maksimal si gazetar dhe drejtues emisioni. Sikurse analizohet edhe në librin tim “Talk show para dhe pas ekranit”, ai ka një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e zhanrit talk show në Shqipëri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38