Flash News

KRYESORE

Pse u arrestua Sahit Dollapi dhe pse dhuna e 'specialëve' ndaj tij ishte një akt burracak

Pse u arrestua Sahit Dollapi dhe pse dhuna e 'specialëve' ndaj

Sahit Dollapi ka shërbyer si një tampon sigurie gjatë gjithë kohës së zhvillimit të protestës opozitare. Në kohën kur masa e protestuesve ndodhej para kryeministrisë ai ka qëndruar gjatë gjithë kohës mes kordonit të policëve dhe rrethit të parë të protestuesve. Ka qenë e qartë, nga pamjet e transmetuara live nga të gjitha televizonet, që Sekretari organizativ i PD po mundohej që të shmangte një përplasje fizike mes dy palëve në bulevardin para selisë së KM.

Pas zhvendosjes së protestës te Kuvendi i Shqipërisë, pamjet e televizioneve dëshmojnë që Dollapi po kryente të njëjtin rol. Në momentin e urdhrit për të arrestuar Dollapin ai shfaqet qartë që nuk po kryente asnjë akt sulmi apo agresioni ndaj Policisë, por po vendoste një maskë anti-gaz. Në këtë moment i është afruar një prej krerëve të policisë, i cili mbetet i paidentifikuar, dhe i ka hequr me forcë maskën. Më pas u ka bërë me shenjë forcave 'speciale' që ta arrestonin.

Sekretari demokrat ka bërë të largohet me vrap dhe specialët i janë vënë pas. Dollapi është rrëzuar dhe duket qartë që gjatë rënies ka dëmtuar keq njërën prej këmbëve. Pas rënies 'specialët' e kanë sulmuar me shkopinj gome dhe kanë vazhduar ta godasin derisa e kanë futur në makinën e blinduar të Policisë.

Të fundit