Flash News

KRYESORE

Pse u rikthye në PD dhe a do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit? Si përgjigjet Gazmend Oketa

Pse u rikthye në PD dhe a do të kandidojë për Bashkinë

Ish-ministri i Mbrojtjes, aktualisht pjesë e forumit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Gazmend Oketa është përfolur si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e Durrësit, në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ai shprehet se është i gatshëm të kontribuojë duke lënë të hapur mundësinë e kandidimit. “

“Unë jam në PD për më shumë se kaq. Unë jam në politikë për të kontribuar me aq sa mundem për ndërtimin e një sistemi politik vërtet demokratik. Nëse arrijmë të ndërtojmë një sistem të tillë, ju siguroj se gjithçka do të ishte më e lehtë për cilindo prej nesh pavarësisht bindjeve apo krahut politik. Nëse do ndërtojmë një sistem të tillë, Shqipëria do të ishte vërtetë foleja e duhur e shqiptarëve.

Unë nuk e shoh politikën, thjesht çështje emri apo emrash. Ajo duhet të jetë e bazuar në një sistem vlerash, parimesh, idesh progresiste, e fokusuar tek interesi publik. Ajo duhet të krijojë një terren ku të rinjtë që afrohen aty, të sjellin energji, ide të reja, të përgatiten për të qenë drejtuesit e nesërm dhe jo të jenë thjesht kopje të njërit apo tjetrit drejtues”, u shpreh Oketa, duke rrëfyer edhe arsyet e rikthimit në PD.

“U riktheva në PD për shkak të zhvillimeve politike në vend. Lëvizja e studentëve dhe protesta më ktheu besimin se mund të ndryshojë situata, protesta e banorëve të Astirit si dhe ajo e Teatrit Kombëtar. Unë besoj se mjafton të përmendim rastin e fundit të Unazës së Re, që nga buxheti do të avullonin 30 milionë euro. Miqtë e mi më të mirë janë tek e djathta”, tha Oketa.

Të fundit