Flash News

KRYESORE

Pse u shkarkua Haki Çako, ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për shkarkimin e Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Rama i qëndroi variantit të bërë pubklik edhe në media se lirimi nga detyra i Çakos u bë sepse është koha për t’i dhënë një shtytje të re punës së policisë ndërsa e cilësoi si gënjeshtër lajmin se ai ka refuzuar më parë shkrimin e kryepolicit.

Tare: Përse e liruat zotin Cako dhe nuk e shkarkuat?

Rama: Sepse është koha për t’i dhënë një shtytje të re punës së policisë së shtetit.

Tare: A i keni refuzuar shkarkimin e zotit Çako ministrit Xhafaj

Rama: Është gënjeshtër. Nuk kam asnjë marrëdhënie me drejtorin e policisë, nuk do kem kurrë marrëdhënie me drejtorin e policisë, u shpreh Rama i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News.

Të fundit