Flash News

KRYESORE

Pse u shkarkua Nikolla? Besa Shahini hedh poshtë argumentin kryesor të Ramës

Pse u shkarkua Nikolla? Besa Shahini hedh poshtë argumentin kryesor të

Ministrja e re e Arsmit, Besa Shahini është shprehur se shkarkimi i Nikollës, nuk ka shumë lidhje me protestën e studentëve; argument i përdorur nga kryeministri Rama.

Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Shahini deklaroi se e priste që një ditë të bëhej Ministre e Arsimit. “Jo, Lindita nuk u largua për shkak të një proteste, thjesht Edi Rama bëri disa ndryshime në qeveri të njëpasnjëshme. Unë kam qenë zv. Ministre e Arsimit për një vit e dy muaj. Për mua nuk ishte e papritur që një ditë mund të zëvendësoja ministren, por nuk e kam pritur fare që Lindita do të largohej. Isha aty tek debati i protestës dhe studentët u pyetën nëse ishte faji i ministres Nikolla që gjërat kishin shkuar deri në atë pikë, por pjesa më e madhe e studentëve nuk e kërkuan dorëheqjen e saj. Isha në mbledhjen e Partisë Socialiste kur u bë njoftimi”, deklaroi Shahini.

Qëndrimet e Shahinit u kundërshtuan nga gazetari Arian Cani, që theksoi se studentët e kërkuan largimin e saj, duke i kujtuar thirrjet e te rinjve para Ministrise se Arsimit gjate kater diteve te para te protestes.

Ministrja Besa Shahini: Lidhjet e mia të forta me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin

Të fundit