Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pse u shkarkua Nikolla? Besa Shahini hedh poshtë argumentin kryesor të Ramës
Ministrja e re e Arsmit, Besa Shahini është shprehur se shkarkimi i Nikollës, nuk ka shumë lidhje me protestën e studentëve; argument i përdorur nga kryeministri Rama.
Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Shahini deklaroi se e priste që një ditë të bëhej Ministre e Arsimit. “Jo, Lindita nuk u largua për shkak të një proteste, thjesht Edi Rama bëri disa ndryshime në qeveri të njëpasnjëshme. Unë kam qenë zv. Ministre e Arsimit për një vit e dy muaj. Për mua nuk ishte e papritur që një ditë mund të zëvendësoja ministren, por nuk e kam pritur fare që Lindita do të largohej. Isha aty tek debati i protestës dhe studentët u pyetën nëse ishte faji i ministres Nikolla që gjërat kishin shkuar deri në atë pikë, por pjesa më e madhe e studentëve nuk e kërkuan dorëheqjen e saj. Isha në mbledhjen e Partisë Socialiste kur u bë njoftimi”, deklaroi Shahini.
Qëndrimet e Shahinit u kundërshtuan nga gazetari Arian Cani, që theksoi se studentët e kërkuan largimin e saj, duke i kujtuar thirrjet e te rinjve para Ministrise se Arsimit gjate kater diteve te para te protestes.
Ministrja Besa Shahini: Lidhjet e mia të forta me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin