Flash News

KRYESORE

“Pse vetëvriten pacientet tek spitali “Shefqet Ndroqi”?”

“Pse vetëvriten pacientet tek spitali “Shefqet

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka kërkuar sqarime nga spitali “Shefqet Ndroqi”, lidhur me rastin e dytë brenda tri javësh, që një pacient i infektuar me covid-19 u hodh nga kati i katërt i ballkonit, e për pasojë gjen vdekjen e menjëhershme.

Sipas ish deputetit, dy vetëvrasje brenda një harku të shkurtër kohor në spitalin ‘Covid 2’ nuk mund të jenë rastësi.

“Dje u shënuar rasti i dytë, kur një pacient me Covid-19 i jep fund jetës duke u hedhur nga një kat i spitalit “Shefqet Ndroqi”! I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve për humbjen e të dashurit të tyre. Por kjo është një ngjarje e përsëritur në këtë spital që nuk mund të kalojë sërish në heshtje.

Drejtuesit militantë të këtij spitali, ministrja e PPP-ve, tenderave sekretë dhe territ informativ duhet të thonë, se përse në më pak se tre javë, dy pacientë i dhanë fund jetës duke u hedhur nga katet e këtij spitali!

Cfarë ndodh në këtë spital që prodhon ngjarje të tilla tragjike? Përse të sëmurë me Covid-19, në vend të trajtimit mjekësor në këtë spital, zgjedhin vetëvrasjen?

Dhe më e rënda: përse duhet ta mësojmë nga mediat një ngjarje kaq të rëndë e jo nga vetë spitali në fjalë? Pse në vend që të sqarojë publikun për këtë ngjarje të rëndë, ministrja e shëndetësisë bën postime propagandistike nga spitali, se sa mirë shkojnë gjërat aty? A ka më turp se të përpiqesh ta relativizosh këtë ngjarje të rëndë me propagandë? Për drejtuesit militantë të këtij spitali: A ka më skandaloze se të fshehësh vetëvrasjen e një pacienti, nën kujdesin tënd? Dy vetëvrasje në më pak se tre javë nuk mund të jenë rastësi! Kjo situatë duhet sqaruar nga drejtuesit militantë të spitalit dhe ministrja e shëndetësisë, si dhe duhet hetuar nga autoritetet ligjzbatuese, sa më parë!”, reagon Bardhi.

Të fundit