Flash News

KRYESORE

PSG fiton Kupën e Francës, Thiago Silva ngre trofeun bashkë me kapitenin e skuadrës rivale

PSG fiton Kupën e Francës, Thiago Silva ngre trofeun bashkë me

Ekipi i PSG-së arriti të triumfonte në finalen e Kupës së Francës  duke mposhtur me rezultatin 2-0 ekipin e kategorisë së tretë, Les Harbis.

Kapiteni i skuadrës parisiene, Thiago Silva, ka rënë në sy për gjestin e tij në momentin e ngritjes së trofeut, ku ka ftuar homologun e tij nga ekipi rival, Sebastien Flochon, për të ndarë këtë cast.

E gjitha kjo, vetëm e vetëm për të nderuar performancën e shfaqur nga rivalët, që pavarësisht dallimeve të mëdha jo vetëm nga kategoritë ku luajnë, por edhe në nivel buxhetor, arritën të shfaqnin më të mirën në fushën e lojës, duke humbur vetëm 2-0, ndërsa parashikohej një goleadë nga kryeqytetasit.

Të fundit