Flash News

KRYESORE

PSG i frikësohet Icardit, Interi rishfaqet në prapaskenë

PSG i frikësohet Icardit, Interi rishfaqet në prapaskenë

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka folur në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Mauro Icardi. Argjentinasi nuk dihet nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e francezëve pas përfundimit të sezonit, ndërsa zyrtari i francezëve nuk e di ende të ardhmen e futbollistit.

"Ai po bën mjaft mirë. Ka punuar dhe po punon fort. Ne kemi patur një miqësi në Itali dhe e kam sërish me të. Ka shumë rivalitet në sulm, por kjo gjë e motivon më shumë. Ka arritur të gjejë veten dhe po ecën në mënyrën e duhur. Icardi është një 9 tipik që di mjaft mirë si të lëvizë me topin në këmbë. 

"E ardhmja? E vendos ai vetë nëse do të largohet nga Interi. Kanë mbetur dhe 5 muaj deri atëerë. Është e rëndësishme, por ne jemi të lumtur me të. Të ardhmen e ka në duart e tij".

Të fundit