Flash News

KRYESORE

PSG ndryshon trajner, Leonardo i rikthehet dashurisë së vjetër

PSG ndryshon trajner, Leonardo i rikthehet dashurisë së vjetër

PSG do të ndryshojë trajner në fund të sezonit, pasi drejtuesit janë të lodhur me Thomas Tuchel. Parisienët nuk e duan më teknikun gjerman dhe vetëm fitimi i Champions Leagues mund ta shpëtojë atë.

Drejtori Leonardo ka nisur që tani punën për të bindur zëvendësuesin e tij dhe emri që përflitet në korridoret e kampionëve të Francës është Max Allegri. Ish-trajneri i Juventusit mund të zbarkojë në verë në Paris.

Italiani ka qëndruar një vit pushim dhe nuk ka marrë asnjë skuadër. Ai ka dashur të rigjenerojë forcat dhe tashmë është gati të rikthehet në drejtimin e një skuadre.

Të fundit