Flash News

KRYESORE

PSG sakrifikon sulmuesin, Atletico Madrid e do me ngulm

PSG sakrifikon sulmuesin, Atletico Madrid e do me ngulm

PSG mund të humbasë sulmuesin Edison Cavani. Uruguaiani ka një moshë të konsiderueshme për një sulmues dhe afrimi i Mauro Icardit mund të bëjë që të largohet.

AS shkruan se trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, do ta afrojë në janar. Ai u ka kërkuar drejtuesve që ta afrojnë në Spanjë, madje të sforcohen dhe ekonomikisht për të.

"El matadorit" i përfundon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni. Rinovimi nuk ka shanse të ndodhë dhe kampionët e Francës nuk mund ta humbasin me parametra zero 32-vjeçarin. Ata duan ta shesin në janar.

Të fundit