Flash News

KRYESORE

PSG synon në sulm Cavani, Neymar dhe Mbappe, thyen rekord në merkato

PSG synon në sulm Cavani, Neymar dhe Mbappe, thyen rekord në merkato

Klubi francez PSG, ka “tronditur” botën e futbollit me blerjen e Neymar për 222 milion euro, por mesa duket nuk është mjaftuar me kaq. Klubi francez po synon të bëjë pjesë të ekipit edhe futbollistin Kylian Mbappe.

Sipas raportimit të mediave franceze Mbappe është duke u bindur gjithnjë e më shumë që të nënshkruajë me klubin e PSG-së dhe po shkon drejt konfrimimit të ofertës së klubit francez përkundrejt ofertës të Realit të Madridit apo rinovimit me Monacon.

Flitet se transferimi pritet të bëhet për shumën e 180 milionë euro, që do të ishte transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pas atij të Neymar për 222 milionë euro. Mësohet se drejtori sportiv i PSG, Henrique është takuar me agjentin e lojtarit dhe ka marrë përgjigje pozitive.

PSG po synon që të ketë në sulm treshen: Edinson Cavani, Neymar dhe Kylian Mbappe

Të fundit