Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Publikimi i fotos së përdhunimit, ministri Pacolli: Bota pa krimet e tmerrshme të serbëve
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që të zgjohet dhe sjellë drejtësi për viktimat e luftës. Pacolli thekson se foto e publikuar sot nga deputetja Flora Brovina, i tregoi të gjithë botës krimet e tmerrshme që ushtria serbe ka bërë ndaj popullit të Kosovës.
“Bota duhet të zgjohet dhe të sjellë drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë. Serbia po fsheh kriminelët e luftës dhe nuk është duke ju bërë presion për t'i nxjerrë ata në gjyq. Nuk do të ketë kurrë pajtim pa zgjidhjen e fatit të personave të humbur dhe sjelljen e drejtësisë për të gjitha viktimat. Kam shprehur shqetësimin tim se OKB nuk ka përfshirë Kosovën në raportin e fundit për krimet seksuale në konflikt. Sikur të mos mjaftojë dhimbja e viktimave që kriminelët e luftës ecin të lirë në Serbi, OKB është e paaftë të njohë këtë krim të tmerrshëm të kryer në Kosovë. Sot, deputetja Flora Brovina i tregoi të gjithë botës krimet e tmerrshme të ushtrisë dhe paramilitarëve serbë të kryera kundër popullit të Kosovës. Ky është një rast nga më shumë se 20.000 përdhunime që ndodhën gjatë luftës nga forcat serbe. Krime të tmerrshme që ende nuk janë përballur me drejtësinë”, thotë Pacolli.