Flash News

KRYESORE

Publikimi i përgjimeve, Edi Rama kundër ‘Zërit të Amerikës’: Kazan që po përgojon dynjanë. Çfarë katandie

Publikimi i përgjimeve, Edi Rama kundër ‘Zërit të

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar për herë të parë median amerikane ‘Zëri i Amerikës’, duke vënë në dyshim seriozitetin dhe profesionalizimin e gazetarëve.

Shkak për këtë reagim të kryeministrit u bë publikimi i përgjimeve në dosjen e Prokurorisë për ish-drejtorin e burgjeve, Arben Çuko, ku disa deputetë socialistë janë regjistruar duke kërkuar favore për emërime partiake në administratë.

Në një postim në ‘Twitter’, Rama shkruan: “Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”

Në një reagim të dytë, kryeministri shprehet: "Shkoni verifikoni dokumentat e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t'i vënë fre zullumit."

Nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezultoi se katër deputetë të Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, Ulsi Manja, Klodiana Spahiu dhe Paulin Sterkaj, së bashku me Vali Bizhgën, shefe kabineti në Kryeministri, kanë ndërhyrë te Çuko për emërimin e njerëzve të tyre, si dhe për transferimin e policëve në burgje.

Dosja e Krimeve të Rënda/ Punësim në Drejtorinë e Burgjeve me urdhër të kabinetit të Ramës

“Fola edhe me Blerinën...”/ Përgjimet e Prokurorisë ekspozojnë 4 deputetë të PS: Farsë me konkurset në administratë

Të fundit