Publikohen formacionet e derbit, tifozët nuk japin kartat e identitetit

Tirana dhe Partizani sot kanë betejën më të rëndësishme të sezonit. Për pak minuta nis spektakli i derbit. Trajnerët Egbo dhe Adolfo Sormani kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ka disa surpriza, të paktën te Partizani.

Esin Hakaj do të jetë titullar si mbrojtës i majtë, ndërsa në sulm bie në sy Brown. Këto janë lojtarët e përzgjedhur në dy skuadrat respektive për takimin që luhet në “Air Albania”.

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Cale, Ngoo.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Telushi, Cordeiro, Broja, Çinari, Bardhi, Brown.

Vlen të përmendet incidenti me tifozët para derbit. Policia ka kërkuar kartën e identitetit për secilin prej tyre, por tifozët ultras të Tiranës dhe Partizanit nuk e kanë pranuar këtë kusht. Ata vijojnë të jenë jashtë stadiumit.