Flash News

KRYESORE

Publikohen formacionet zyrtare, Panuçi surprizon me kapitenin e ri

Në orën 20:45, ekipi kuqezi do të luajë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Izraelit.

Trajneri i përfaqësueses, Kristian Panuçi sapo ka publikuar formacionin zyrtarë të ekipit, ku në portë do të jetë Strakosha, në mbrojtje do të luajnë: Hysaj, Veseli, Xhimshiti dhe debutesi Binaku, ndërsa janë lënë në stol Mavraj dhe Agolli.

Në mesfushë do të aktivizohen Basha, Memushaj, Xhaka të ndihmuar nga Hyka [kapiten] dhe Gavazaj, ndërsa në majë të sulmit është Guri.

Kuqezinjtë synojnë ta nisin me fitore ndeshjen e parë.

Interes i ulët për ndeshjen Shqipëri – Izrael, federata vjen me ofertë për tifozët

Të fundit