Flash News

KRYESORE

Publikohen fotot e Fatos Ferracakut, babait të katër fëmijëve që u vra sot në Shkodër

40-vjeçari Fatos Ferracaku që u vra sot si pasojë e një atentati në Shkodër, ishte baba i katër fëmijëve. Ferracaku njihej si një tregtar peshku dhe e zhvillonte aktivitetin e tij në Merkatën e Peshkut në Shkodër.

Viktima ishte kushëri i dytë i Arjan Ferracakut, vrarë gjatë një atentati më 1 shtator 2018. Arjani u vra me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy kushërinjtë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Livadheve, ku 30-vjeçari bashkë me kushërinjtë ishin duke bërë stërvitje.

http://politiko.al/vrasja-ne-shkoder-lidhja-fisnore-e-viktimes-me-biznesmenin-arjan-ferracaku-i-ekzekutuar-ne-shtator-mbi-kale/

Në kohën kur ai po stërvitej, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt Arian Ferracakut. 

Të fundit