Flash News

KRYESORE

Publikohen fotot nga dasma luksoze e Messit

Ditën e djeshme është martuar lojtari fenomen i Barcelonës, argjentinasi Lionel Messi me Antonela Roccuzzo. Në ceremoninë martesore e cila u zhvillua në një kazino në Rosario, Argjentinë, morën pjesë 260 të ftuar dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Ndër të ftuarit ishin futbollistët më të mirë të planetit si Pique me Shakirën, e cila këndoi edhe për kënaqësinë e çifti, Luis Suárez, Neymar, Xavi Hernandez, Cesc Fàbregas, Carles Puyol e shumë të tjerë.

Luksi ishte kryefjala e mbrëmjes. Shumica e të ftuarve erdhën me avion privatë në Argjentinë, e ndërsa gratë të cilat ishin të ftuara ishin të detyruara të marrin 3 fustane me vete që të mos bien në konflikt nëse kanë veshje të njëjta, detaj ky i cili po komentohet shumë pas dasmës e ka tërhequr shumë vëmendje. 

Ajo kishte zgjedhur një fustan nga Rosa Clara, si një sirenë me një bisht të gjatë, e ndërsa flokët gjysmë të kapura. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për Messin, por që ai tërhoqi shumë vëmendje me mjekrën e tij, që për hir të së vërtetës i shkon shumë.

Menuja ishte tradicionale, ku përveç sushit, ajo ishte shumë argjentinase.

Të pranishëm ishin 150 gazetarë, të cilit nuk u lejuan që të qëndronin gjatë gjithë mbrëmjes. Messi kishte zgjedhur që të mos ftonte në dasmën e tij asnjë trajner duke përfshirë këtu as Pep Guardiolën e as Maradonën. Arsyen nuk e dim ende.

Të fundit