Flash News

KRYESORE

Publikohen këngët e reja, Rita Ora rikthehet pas 2 vitesh, Dua Lipa bashkëpunon me këngëtarin amerikan

Publikohen këngët e reja, Rita Ora rikthehet pas 2 vitesh, Dua Lipa

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa kanë publikuar sot këngët e reja.

Rita është rikthyer me projekt të ri te fansat pas dy vitesh mungesë. Ajo ka publikuar këngën “Your song”, por ende nuk ka përgatitur një videoklip. Këngëtarja ka bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti me artistin Ed Sheeran.

Edhe Dua Lipa ka publikuar këngën e re. Ndryshe nga Rita, Dua ka realizuar videoklip për “Lost In Your Light” që vjen në bashkëpunim me këngëtarin amerikan Miguel.

Dua po përpiqet të tërheq sa më shumë audiencë në tregun amerikan dhe botëror pas sukseseve të arritura në bashkëpunimet me Martin Garrix dhe Sean Paul.

 

 

Të fundit