Flash News

KRYESORE

Publikohen pamjet me dron, kjo është pjesëmarrja në protestën e opozitës

Televizionet kryesore kanë publikuar pamjet e kapura me dron që tregojnë një pjesëmarrje masive në protestën e opozitës. Me mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin kryesor të Tiranës për të shprehur kundërshtinë ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Nga pamjet shihet se turma fillon nga podiumi para Kryeministrisë dhe shkon përtej urës së bulevardit, deri në afërsi të godinave të Ministrive.

Kjo pjesëmarrje e lartë konfirmon pakënaqësinë gjithnjë e në rritje të popullit me situatën e rënduar ekonomike dhe kriminale ku ndodhet vendi.

Një numër i madh policësh kanë rrethuar Kryeministrinë, megjithatë, deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.

Të tjera nga protesta

Berisha në protestë: Qeveria ka rënë, po qëndron në këmbë si një skelet

Kryemadhi i bashkohet protestuesve: Rama është vetëm, qytetarët do e rrëzojnë

Po Saimir Tahiri nga po e ndjek protestën e opozitës?

Xhafaj e ndjek protestën nga zyra: Nuk e lexuat komunikatën?

Skandali i Veliajt, Ardit Gjoklajn nuk e pranon as në foto, dërgon policët ta largojnë nga sheshi 

 

 

 

 

 

Të fundit