Flash News

KRYESORE

Publikohen pamjet, si u realizua aksioni i policisë për arrestimin e 33 vjeçarit te Komuna e Parisit

Publikohen pamjet, si u realizua aksioni i policisë për arrestimin e

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga aksioni i realizuar sot në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, ku në pranga ra shtetasi Barush Bregu, 33 vjeç.

Ekipet e RENEA-s dhe FNSH-së morën pjesë në aksionin që vuri në pranga Bregun, i dyshuar si anëtar i një prej bandave kriminale në qytetin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Operacion për kapjen e personave   në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet me sukses operacioni policor  "Kompleksi"

Kapet dhe arrestohet një pjestar i një grupi kriminal.

Arrestohet  edhe një  shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit

Operacioni  nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Renean, FNSH  e forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Operacioni  u zhvillua në lagjen "Komuna e Parisit", Tiranë, ku në një banesë të marrë me qera u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim:

Barush Bregu , 33 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator  të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia,  në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është  i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Po gjatë operacionit  u arrestua ne flagrance dhe  shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet  do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme,  për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Të fundit