Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Publikohen videot/ Dua Lipa dhe Rita Ora shkëlqejnë në ‘Teen Awards 2017’
Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora kanë shkëlqyer me performancat e tyre në ‘Radio 1's Teen Awards 2017’, që u transmetua në BBC.
Dua performoi dy hitet e saj, Be the One dhe New Rules, duke elektrizuar publikun në ‘Wembley’. Këngëtarja e re u vlerësua me çmimin ‘Best Single’ për këngën ‘New Rules’, një prej hiteve të verës.
Ndërkohë, Rita ka performuar tre këngët e reja të saj, Your Song, Lonely Together dhe Anywhere. 26 vjeçarja po përpiqet të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar, e ndihmuar edhe nga bashkëpunimi me Ed Sheeran.
Java ka nisur shumë mirë edhe për këngëtaren tjetër me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka publikuar videoklipin e këngës ‘Meant to be’, në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Prej dy ditësh, kjo këngë është nga më të dëgjuarat në ‘Youtube’.