Flash News

KRYESORE

Publikohet data, “50 hijet e Grey 3” së shpejti në kinema

Publikohet data, “50 hijet e Grey 3” së shpejti në kinema

Në pritje të episodit të fundit të trilogjisë “50 hijet e Grey”, aktorja protagoniste Dakota Xhonson shpjegon momentet e sikletshme gjatë xhirimeve të skenave erotike.

27-vjeçarja e cila interpreton rolin e Anastasia Still, rrëfen se përpara skenave të nxehta të lmit, bën stërvitje, konsumon gjithmonë pak Uiski dhe karamele, shkruan Tv Klan.

Kjo është mënyra më e mirë për mua të hedh pas krahëve besdisjet prej momenteve intime përpara kameras, thotë Xhonson. Aktorja përshkruan skenat e para erotike përkrah kolegut, Xhejmi Dornan. Ishim të dy të ngrirë, por më pas u njohëm, u bëmë miq dhe gjithçka u bë më e lehtë, rrëfen ajo.

Pjesa e tretë e 50 Hijeve të Greit pritet të dalë në kinema më 8 shkurt. Epilogu i trilogjisë sheh të martohen dy personazhet kryesorë, të cilët kurorëzojnë historinë e tyre, të nisur krejtësisht si një aventurë…

Të fundit