Flash News

KRYESORE

Publikohet data kur rinisin fluturimet e rregullta nga Rinasi

Publikohet data kur rinisin fluturimet e rregullta nga Rinasi

Fluturimete rregullta nga aeroporti i Rinasit do të rinisin së shpejti. Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi zyrtar ku mësohet se fluturimet do të rifillojnë më 22 qershor dhe destinacioni i parë do të jetë Stambolli.

“Më 22 qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë: Stambolli! Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve”- thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Tirana International Airport

Po ashtu,  Tirana International Airport (TIA) ka bërë publik protokollin e sigurisë së higjienës në udhëtime.

Në protokoll thuhet, se të gjithë personat që paraqesin simptoma si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, humbje të shijes dhe nuhatjes, nuk duhet të shkojnë në aeroport.

Po ashtu, udhëtarëve u kërkohet që të plotësojnë deklaratën e shëndetit, përpara se të bëjnë check-in dhe duhet të jenë të pajisur me maska të mjaftueshme mjekësore për gjatë gjithë udhëtimit.

Deklarata e plotë:

📌Fluturim i konfirmuar duke filluar nga 22.06.2020

✈️Tirana International Airport njofton se rifillojnë fluturimet Tiranë - Stamboll me Air Albania duke filluar nga data 22 Qershor 2020

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Tirana International Airport

Të fundit