Flash News

KRYESORE

Publikohet dokumenti, Edi Rama firmosi hapjen e ‘bingos’ në ambientet e Teatrit Kombëtar, Kumbaro ‘tradhton’ shefin e saj

Publikohet dokumenti, Edi Rama firmosi hapjen e ‘bingos’ në

“Unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë i dashur Robert”, ishte kjo përgjigjja që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i dha aktorit të madh Robert Ndrenika, i cili shprehu shqetësimin për zhvendosjen e aktorëve nga godina e Teatrit Kombëtar.

Por me këtë deklaratë, ministrja Kumbaro i ka dhënë padashur një goditje të fortë shefit të saj në Qeveri, kryeministrit Edi Rama.

Ish-drejtori i Teatrit Eksperimental, Kastriot Çipi ka publikuar kontratën e firmosur në vitin 1999 nga Edi Rama, në atë kohë ministër i Kulturës, me kompaninë “Ylli Buzëmadhe Internacional”, me administrator Flamur Reçin.

Në këtë kontratë, Rama vendoste t’i jepte me qira 500m2 të godinës së teatrit, kësaj kompanie, për t’i përdorur për ‘klub bingo’.

Kontrata është nënshkruar më 1 qershor të 1999-ës, por mesa duket ministrja Kumbaro nuk ka patur informacion për këtë vendim të paraardhësit të saj në Ministrinë e Kulturës.

Pas dy vitesh, Mirela Kumbaro mohon kullën me teatër brenda: Nuk ka një projekt të tillë 

Të fundit