Flash News

KRYESORE

Publikohet fotoja e Genta Ismajlit me barkun e rrumbullakosur

Genta Ismajli është duke shijuar lidhjen me Hussein Usta. Këngëtarja shqiptare publikon shpesh momentet më të bukura gjatë pushimeve apo përditshmërisë.

Së fundmi ka pasur spekulime se këngëtarja mund të ishte në pritje të ëmbël dhe këto aludime u shtuan teksa fansave nuk u shpëtoi një foto ku duket forma e rrumbullakosur e barkut.

E ftuar disa ditë më parë emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës, megjithatë nuk shtoi asnjë detaj tjetër.

Së fundmi emisioni “#gjesi” në kanalin T7 në Kosovë ka pohuar se burime pranë dyshes kan konfirmuar lajmin se Genta është në pritje të ëmbël në muajin e dytë. Ndërsa në rrjet ka qarkulluar një foto ku Genta shihet në një dyqan lulesh e veshur me një fustan të zi ku duket dhe barku i rrumbullakosur.

Të fundit