Flash News

KRYESORE

Publikohet harta/ Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Brindisi, Dubrovnik dhe Tetovë

Është publikuar harta me valën e lëkundjeve të tërmetit që ndjenë në një hapësirë të konsiderueshme të bregdetit të Ardiatikut. Epiqendra e tërmetit me magnitutë 5.1 ishte në zonën e Durrësit, por lëkundjet janë ndjerë të fuqishme në zonën e Kavajës dhe të Tiranës.

Lezha, Laçi, Kruja, Lushnja dhe Fieri kanë qenë qytetet që janë prekur gjithashtu nga lëkundje të forta, ndërsa më pak është ndjerë në zona të tjera të vendit.

Tërmeti që goditi Durrësit raportohet se është ndjerë në një hapësirë të konsiderueshme deri në anën tjetër të Adriatikut, në Brindisi dhe Leçe të Italisë, si dhe në Dibrovnik në Kroacisë, në Prizren dhe Pejë të Kosovës dhe në Tetovë të Maqedonisë.

*Lexoni të gjitha lajmet për tërmetin => Tërmeti në Shqipëri

Të fundit