Flash News

KRYESORE

Publikohet klipi i këngës "Mbreti Luan", Beyonce vë në qendër veten dhe vajzën e saj

Publikohet klipi i këngës "Mbreti Luan", Beyonce vë

3 ditë pasi "Mbreti Luan" (The Lion King) ka dalë në të gjitha kinematë botërore, është publikuar dhe kënga e filmit. Një klip i realizuar deri në detaje, Beyonce e cila bën zërin e luaneshës Nala ka sjellë këngën "SPIRIT from Disney’s The Lion King".

E veçanta e klipit është padyshim vajza e madhe e Beyonce, Blue Ivy, e cila duket identike me Beyonce, një "mini-Bey". Në sfondin e klipit është një shkretëtirë dhe veshjet e Bey-t me Blue Ivy janë kombinuar me të kërcimtareve në klip.

Klipi po ashtu shoqërohet dhe me pjesë nga filmi. Kënga është pëlqyer shumë nga fansat dhe është shpërndarë pafund.

Në Shqipëri, premiera e filmit do të jepet në orën 20:00 në datën 19 korrik.

Të fundit