Flash News

KRYESORE

Publikohet më në fund klipi i Botërorit, si duket Era Istrefi përkrah yjeve botëror

Publikohet më në fund klipi i Botërorit, si duket Era Istrefi

Disa minuta pasi Era Istrefi surprizoi të gjithë fansat me këngën e re ‘Prisioner’, është publikuar dhe klipi i këngës së Botërorit. Era Istrefi është shfaqur në këtë klip shumë seksi dhe përkrah yjeve si Will Smith dhe Nicky Jam.

Surpriza e këtij klipi është pjesëmarrja  ish-futbollistit brazilian, fenomenit Ronaldinho. Me të gjitha ngjyrat e flamujve të shteteve pjesëmarrëse në kampionatin botëror, klipi është plot ngjyra dhe ritëm, që të imponon të kërcesh dhe të shijosh emocionin që ofron eventi më i ndjekur në botë.

Era Istrefi është e para këngëtare shqiptare që do të këndoje në hapjen e një kompeticioni të tillë. Kujtojmë se edhe Dua Lipa këndoi në hapjen e finales së Champions League.

Të fundit