Flash News

KRYESORE

Publikohet raporti paraprak i vdekjes së Kobe Bryant

Nesër bëhen dy jave nda vdekja fatale e Kobe Bryant me bajzën e tij Gianna dhe 7 personat e tjerë që ishin në bord. Është publikuar një raport paraprak në të cilin thuhet se mjeti me të cilin po udhëtonte legjenda e Los Angeles Lakers, nuk kishte probleme motorike.

Sipas ekspertëve, ky studim tregon se motorët kanë qenë duke punuar gjatë kohës kur ka ndodhur aksidentit. Sipas dëshmitarëve dhe asaj çfarë aludohet deri tani, aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak se helikopteri po fluturonte nëpër mjegull para se të rrëzohej në kodrën Calabasas  në Kaliforni.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit që po kryen hetimet, do të shikojë se çfarë roli ka luajtur moti në këtë aksident, megjithëse nuk do të ketë raport përfundimtar për të paktën një vit.

Të fundit