Flash News

KRYESORE

Publikohet shuma e borxheve që kanë ministritë shqiptare

Publikohet shuma e  borxheve që kanë ministritë shqiptare

Ministria e Financave publikoi sot listën me detyrimet e ministrive shqiptare të krijuara nga janari deri në prill të këtij vitit.

Referuar të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, rezulton se vetëm për periudhën Janar-Prill  2017, vlera e detyrimeve të prapambetura të krijuara nga institucione të ndryshme arrin në 1.3 miliardë  lekë.

Rekord mban ministria e Punëve të Brendshme, e ndjekur nga ajo e Transportit dhe Infrastrukturës.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës     414.9 milionë lekë, ku thuajse më shumë se  50 % të tyre i ka Autoriteti Rrugor Shqiptar

Ministria e Arsimit dhe Sportit    35.7 milionë lekë

Ministria e Drejtësisë   38.2 milionë lekë

Ministria e Shëndetësisë   1.2   milionë lekë

Ministria e Punëve të Brendshme   427.7  milionë lekë

Ministria e Zhvillimit Ekonomik    0.9 milionë lekë

Ministria e Punëve të Jashtme   1.3 milion lekë

Ministria e Financave    103.7 milionë lekë

Ministria e Mirëqenies Sociale 3 milionë lekë

Ministria e Zhvillimit Urban  303.8 milionë lekë

Ministria e Kulturës 5.8 milionë lekë

Ministria e Mjedisit 15.6  milionë lekë

Ministria e Integrimit Europian  3.1 milion lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 19.4  milionë lekë

Të fundit