Flash News

KRYESORE

Publikohet skema 3D e aksidentit në Kamëz ku humbën jetën vajza e mitur dhe i riu

Publikohet skema 3D e aksidentit në Kamëz ku humbën jetën

Është publikuar skema 3D që mundohet të shpjegojë se si ndodhi aksidenti në Kamëz që i mori jetën 29 vjeçarit Ramazan Isha dhe 7 vjeçares me iniciale E.N.

“BalkanWeb” ka publikuar rindërtimin e ngjarjes në 3D referuar dhe ekspertëve të policisë rrugore, duke dhënë një panoramë se si ndodhi aksidenti tragjik.

Drejtuesja Rozina Koleci ka humbur kontrollin e makinës teksa lëvizte me drejtim nga Tirana drejt urës së Institutit dhe fillimisht ka goditur 29-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe më pas ka kaluar bordurën ndarëse mes korsive duke përplasur nënën me dy fëmijët e mitur.

Hetimi i policisë dhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë pritet të zbardhë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Të fundit