Flash News

KRYESORE

Publikohet vendimi, Qeveria “Rama 2”  i jep zyrë ish-presidentit Bujar Nishani

Publikohet vendimi, Qeveria “Rama 2”  i jep zyrë

Është bërë publik vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili ka vendosur që t’i japë një zyrë ish-Presidentit Nishani.

Në fakt, edhe më herët, ish-presidentëve Alfred Moisiut dhe Rexhep Meidanit u është dhënë nga një zyrë.  

 

V E N D I M PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, PËR AGJENCINË KOMBËTARE TË KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT (AKKSHI), TE DREJTORIA E SHËRBIMEVE QEVERITARE, TË PRONËS SË PALUAJTSHME SHTETËRORE, APARTAMENTET NR.15, NR.16, NR.17, NR.18, TË NDODHURA NË GODINËN NR.57, NË BULEVARDIN “ZOGU I”, TIRANË

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 901 e vijues të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), te Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, të pronës së paluajtshme shtetërore, apartamentet nr.15, nr.16, nr.17, nr.18, të ndodhura në godinën nr.57, në bulevardin “Zogu I”, Tiranë, sipas planimetrive bashkëlidhur këtij vendimi, për t’ua dhënë në përdorim dhe pa shpërblim, si mjedise pune, ish-presidentëve të Republikës së Shqipërisë.
  2. Pronat e përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, shtohen në listën e inventarit të pronave të paluajtshme të DSHQ-së, miratuar me vendimin nr.1058, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar
  3. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit