Flash News

KRYESORE

Publikohet video, banorët e Orikumit revoltohen me Damian Gjiknurin

Publikohet video, banorët e Orikumit revoltohen me Damian Gjiknurin

Para disa minutave, ish- kryeministri Sali Berisha publikoi një video, ku shkruan se banorët e Orikumit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj ministrit Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli gjatë turit të llogaridhëniës.

Sipas Berishës, ata kanë shprehur pakënaqësitë në lidhje me mungesën infrastrukturës në këtë zonë në prag të hapjes së sezonit turistik, ndërsa vlerëson gjestin e tyre.

“Hajduteve me pushtet nuk do kush t'u shohë surratin! Ja çfarë i bëjnë qytetarët e Orikumit në ndëgjesë famozit Damjan Gjiknurit dhe Dritzi Lelit. Nderim për qytetarët e Orikumit për qëndrimin e tyre të guximshëm e dinjitoz!”, shkruan Berisha.

Të fundit