Flash News

KRYESORE

Publikohet video e sherrit në studio/ Olsi Jazenxhi i drejtohet analistit: Ju lebërit i binit gjoksit dhe thonit se jemi turq

Publikohet video e sherrit në studio/ Olsi Jazenxhi i drejtohet analistit:

Është publikuar video e përplasjes së ashpër në studion e emisionit ‘360 gradë’, midis historianit Olsi Jazexhi dhe të ftuarve të tjerë në studio.

Analisti Gentian Gaba ka ndërhyrë gjatë debatit kur Jazexhi po akuzonte se në Shqipëri ka ekzistuar gjithmonë një racizëm ndaj myslimanëve dhe turqve, ndonëse ka qenë Turqia që sipas tij ka mbrojtur kombin shqiptar.

Gaba e ka kundërshtuar këtë pretendim të Jazexhi duke theksuar se janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë ndihmuar dhe kanë mbrojtur ekzistencën e shtetit shqiptar.

“Ju lebërit i binit gjoksit dhe thonit se jemi turq, tani na dilni dhe na flisni. Po mos të ishte Turqia ju do ishit zhdukur. Ju mbrojti nga helenizmi se do flisnit greqisht”, iu drejtua Jazexhi Gabës.

Megjithatë, Gaba ka kërkuar nga Jazexhi që të mos bëjë dallime të tilla krahinore, pasi në këtë çështje shqiptarët duhet të jenë të gjithë të bashkuar.

Gazetarja revoltohet me titullin e gazetës: Larg frymën nga Veriu!

Të fundit