Flash News

KRYESORE

Publikohet video, si u arratis nga dera kryesore e gjykatës Mikel Kasa; 4 efektivë e ndjekin

Publikohet video, si u arratis nga dera kryesore e gjykatës Mikel Kasa; 4

Një ngjarje e pazakontë ndodhi sot në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Mikel Kasa është arratisur nga gjykata duke iu shmangur efektivëve pasi ka marrë dënimin. Kasa 29 vjeç ka mundur të largohet me vrap nga salla, ku ai ruhej nga 4 efektivë, ndërsa ishte i dënuar me 5 vjet burg për akuzën “Rrëmbim personi”.

Ndonëse forcat e sigurisë e kanë ndjekur për të kapur, sërish nuk ia kanë dalë dot. Policia ka ngritur postblloqe dhe ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.

Të fundit