Flash News

KRYESORE

Publikohet videoja e vrasjes së mikut të Alket Rizait, u ekzekutua me 22 plumba

Publikohet videoja e vrasjes së mikut të Alket Rizait, u ekzekutua me

Mediet greke kanë publikuar ditën e sotme videon e ekzekutimit të Vasilis Stefanakos i cili u vra me breshëri plumbash pak ditë më parë në lagjen Haidari në Athinë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 54 vjeçari u ekzekutua me 22 plumba kallashnikovi dhe momentin kur autorët janë larguar me motor.

Ekzekutorët po e prisnin Stefanakosin jashtë një ndërtesë  ku në katin e parë qëndronin disa punonjës të një kompanie, kurse në katin e dytë ishin zyrat e një kompanie gazi.

Nga pamjet dallohet ekzekutori i cili i është afruar 54 vjeçarit dhe më pas e ka qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.  Pas këtij momenti, ai së bashku me ndihmësin e tij janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes në drejtim të Elefsina.

Stefanakos konsiderohej si bosi i drogës ne Greqi dhe kishte njohje me shqiptarin Alket Rizai i cili është i burgosur në Athinë.

 

Të fundit