Publikon fotot nga 2010-ta, Berisha përgënjeshtron Ramën për investitorin e fuqishëm në Shqipëri

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë, Edi Rama në emisionin ‘Opinion’ pak ditë më parë, kur u pyet për investitorët e huaj që kanë ardhur vitet e fundit në Shqipëri.

Rama u përgjigj duke përmendur kompaninë Shell, por Berisha e hedh poshtë këtë fakt, pasi sipas tij kompania e njohur e naftës ka ardhur në Shqipëri që në vitin 2010.

Reagimi i Berishës:

Ne serialin e 33 genjeshtrave qe tha ne emisionin “Opinion” Edvin Kristaq Mashtrimi, kjo eshte vetem njera prej tyre!

Andi Bejtja e pyeti:

Me thuaj nje investitor te vetem te huaj qe ka ardhur ne Shqiperi keto 6 vitet e fundit?

Rama, pasi perdridhetc genjen duke thene: Ka ardhur Kompania Shell!
Keto dite firmosem nje kontrate me te!

Kompania gjigante e naftes Shell ka ardhur ne Shqiperi qe ne vitin 2010. Fotot jane te dt 27 tetor te vitit 2012 dhe tregojne nje vizite time ne pusin e kompanise ne zonen e Shpiragut, me te cilin u gjeten rezerva te mira nafte te lehte! sb