Flash News

KRYESORE

Publikon sondazhet e “tradhtive”, Armina Mevlani tregon bisedën me Shkëlzen Berishën: Të paktën e pranon

Blogeria e njohur, Armina Mevlani, e përfolur vazhdimisht edhe prej lidhjes dhe fejesës me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, është ankuar publikisht pasi është njohur me një sondazh mbi çiftet që bëjnë pjesë në “tradhtinë e Netflix”.

Madje, përmes një postimi në Instastory, Armina i kërkon llogari publikisht të fejuarit të saj se ai vijon t'i shohë vetëm filmat, ndryshe nga ç'planifikojnë.

“Sipas një sondazhi, 46% e çifteve bëjnë pjesë në “tradhtinë e Netflix”, pasi shohin “Netflix” pa partnerin e tyre, megjithëse kishin rënë dakord të shihnin së bashku”, “Ke diçka për të thënë për këtë?”, shkruan blogeria në Instastory.

Ky i fundit i është përgjigjur, duke e pranuar “fajin”, një tjetër moment i publikuar prej saj.

“Ok të paktën e pranon”, shkruan sërish Armina.

Të fundit