Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Publikuan letrën e Agollit, reagon Fuga ndaj akademikëve: As të vdekurit s'po i lini rehat, tani që ia keni nevojën e ngrini nga Toka
Pas letrës së Dritëro Agollit, të publikuar nga Akademia e Shkencave, ka reaguar akademiku Artan Fuga.
Agolli në letër fliste për reformimin e brendshëm të Akademisë, ku theksonte se reforma është çështje mendimi e projekti, jo çështje qeveritare.
Fuga i është drejtuar kryesisë duke i kujtuar se kur u hodh baltë mbi të në ditët e zisë, askush nuk e mbrojti, dhe se tani që s'është më në jetë nuk po e lënë rehat.
Reagimi i Artan Fugës:
The game is over!
Në pritje se cfarë do të bëhet me Akademinë e Shkencave, më duket se çështjet dolën, forcat u ballafaquan. Të shohim se çfarë do të bëjë kryesia e ri-ricikluar dhe qeveria.
Ata e kanë topin tani, uroj që akademia të reformohet, me një drejtim të ri, dhe uroj poashtu që qeveria poqese kjo nuk ndodh, të na presi financimet !
Koha e parave pa punë ka përfunduar në botën moderne më 4 gusht 1789 ! Pa punë nuk ka financime, miti i Akademisë ka rënë, Mbreti është lakuriq; lërini Cabein, Budën e korifejtë e tjerë, mos manipuloni me të vdekurit e mëdhenj, hajdeni me të gjallët, ata fatmirësisht nuk janë më të shihnin se ku ka katandisur akademia e tyre!
Kështu thoshte edhe Dritëroi i ndjerë, reformim nga brenda, se kryesia as të vdekurit nuk po i le rehat, kur nuk e mbrojnë të gjallët, adresohet në botën tjetër, por kur reformim nuk ka, çfarë përfundimi del sipas mjeshtrit të madh të mendimit Agolli?
Se kryesia nuk e mbrojti Agollin kur ditët e zisë për të disa hodhën baltë !
Unë i dola Zot ashtu modestisht!
Tani që ja kanë nevojën e ngrenë edhe nga Toka ku ka rënë!
Boll! Koha e debateve mbaroi për mua deri në një eveniment të dytë! Më shumë fillon mërzia!
Ndërkohë prioritet për mua mbetet përfundimi i librit "Shoqëria në kohën e komunikimit masiv dixhital" që Papirus do të nxjerri në panairin e librit në nëndor 2017.
Atje miq do të takohemi si vitin e kaluar kur pata nderin dhe kënaqësinë të shtrëngoj dorën me 1.114 vetë prej Jush!
Si edhe pasioni im për lulet. Më pëlqen edhe të flas, kuvendoj, edhe debatoj shpesh edhe me këtë lule kauçuku. Bimë e bukur që më tërheq vëmendjen!