Flash News

KRYESORE

Pukë/ Alarmon banorët e fshatit, qëllon 46 herë me kallashnikov. Prangoset i riu

24-vjeçari Martin Gjergji nga fshati Gojan i Madh të rrethit të Pukës ka terrorizuar banorët e fshatit pasi ka qëlluar disa herë në ajër me kallashnikov. Policia ka bërë me dije se është arrestuar 24-vjeçari, ndërkohë janë gjetut 46 gëzhoja pranë banesës së tij.

“Me datë 03.05.2017 jemi njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojan i Madh. Menjëherë në drejtim të fshatit Gojan janë nisur forca të shumta policie si dhe grupi hetimor ku rezultoi se Në lagjen Brigjë, fshati Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë ku kanë konstatuar 46 gëzhoja model 56 të shpërndara në mënyrë të çrregullt në rrugën e shtëpisë së shtetasit Martin Gjergji”, sqaron Policia e Shtetit.

Të fundit