Flash News

KRYESORE

Pukë, pas katër orësh rrethim, arrestohet 40-vjeçari i dehur që terrorizoi fshatin Shkozë

Ca nga vapa e ca nga pija, një 40-vjeçar nga Puka ka terrorizuar banorët e fshatit, pasi gjatë gjithë natës kishte qëlluar me kallashnikov në ajër. As mbërritja e policisë së Pukës dhe e FNSh-së nuk e ka ndalur. Ka qenë një telefonatë e mbërritur në Sallën e Komandimit të Komisariatit të Policisë Pukë, rreth orës 00.35 të 9 gushtit, njofton për të shtënat me armë në fshatin Shkozë Njësia Administrative Gjegjan.

Me të mbërritur policia e Pukës konstaton se në oborrin e banesës së tij shtetasi Nikoll Prendi po gjuante me armë zjarri në ajër. Policia e Pukës pasi vlerësoi situatën, kërkoi ndihmën e forcave të Repartit FNSH Shkodër. Me të mbërritur FNSH bëri rrethimin në një perimetër më të ngushtë, duke marrë masa sigurie për efektivët. Edhe pas thirrjeve të policisë, shtetasi Nikoll Prendi ka vijuar të qëllojë në ajër.

Kater ore rrethim- Rreth orës 07:15, në kushtet e ndricimit të plotë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Nikoll Prendi, 66 vjeç, banues në Shkozë, Pukë.

“Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, gëzhoja, një armë zjarri kallashnikov dhe dy arka me rreth 1400 fishekë luftarakë” informon policia.

Dosja- Materialet do ti kalojnë Prokurorisё Pranё Gjykatёs së Shkallёs së Parё Pukë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 274 e 278 të Kodit Penal.

Të fundit