Flash News

KRYESORE

Pulat e fermës bëhen bashkë dhe vrasin dhelprën

Pulat e fermës bëhen bashkë dhe vrasin dhelprën

Është e pazakontë, por pulat e një ferme në Francë janë bërë bashkë dhe kanë vrarë një dhelpër.

Incidenti ndodhi në Brittany pasi dhelpra hyri në kotecin e 3000 pulave përmes një dere automatike që u mbyll menjëherë.

Për t'u mbrojtur shpendët sulmuan kafshën me sqepin e tyre, sipas kreut të shkollës bujqësore Gros-Chêne, Pascal Daniel.

Trupi i dhelprës së vogël u gjet ditën tjetër në një cep të kotecit.

"Kishte goditje në qafë, dhe plagë të shkaktuara nga sqepat e pulave,"-tha Daniel për agjencinë e lajmeve AFP. Ferma është shtëpia e rreth 6000 pulave.

Të fundit