Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Puna e Markut, presidenti Meta: Prokuroria të mos ndikohet politikisht; të marrë vendime pavarësisht se kush preket
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar nga prokuroria që të marrë vendime transparente sa i përket dosjeve të rëndësishme. I pyetur në emisionin ‘5 Pyetjet’ për punën e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, presidenti Meta tha se ky institucion nuk duhet të ndikohet politikisht dhe duhet të marrë vendime të drejta, cilado qoftë kosto e tyre apo pavarësisht se kush preket.
“Ne kemi kërkuar informacionet tona për këto ngjarje për të krijuar një bindje gjithëpërfshirëse. Shpresoj që edhe Prokuroria edhe Policia e Shtetit të mos kenë asnjë ndikim politik dhe të japin vendime të drejta dhe transparente, cilado qoftë kosto e tyre, pavarësisht se kush preket apo cenohet, pasi kjo do të rriste kredibilitetin e këtyre institucioneve”, tha Meta.
Presidenti tha se në Shqipëri ka zona të caktuara ku ndihet shqetësimi i qytetarëve dhe bizneseve për ‘të fortët’.
“Është tepër e rëndësishme gjithashtu të funksionojë shteti i së drejtës, të ketë reagime të shpejta dhe transparente për ngjarje që ka dyshime të ndikimit të politikës në institucione. Nuk është gjë e re të thuhet se në zona të caktuara të vendit ndihet shqetësimi i qytetarëve dhe biznesmenëve për mungesën e garancisë së shtetit në raport me të fortët”, u shpreh presidenti.
Sa i përket debatave politike për situatën kriminale, Meta tha: “Nëse nga ana e qeverisë do të ketë reagime më të shpejta kur ka ngjarje kriminale, atëherë lihet më pak hapësirë për opozitën apo për opinionin dyshues për të ngritur akuza ndaj qeverisë, institucioneve apo segmenteve të caktuara. Së dyti, është e rëndësishme që edhe opozita të jetë racionale, të jetë sa më mirë e faktuar me qëllim goditjen dhe parandalimin e fenomeneve dhe jo thjesht zgjedhjen e tyre për të dëmtuar qeverinë.”