“Punë ka, por duhen profesionist”, Rama bën ‘kurban’ krerët e dy zyrave të punësimit; larg objektivave të shpallura nga qeveria

Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të shtunën e kaluar, kryeministri Rama njoftoi se qeveria synon që deri në fund të vitit të ketë rreth 25 mijë punësime të reja,

Mirëpo, me mbylljen e 4 mujorit të parë, llogaritë me shifrat nuk i kanë dalë mirë me disa drejtori të zyrave shtetërore të punësimit në 61 bashkitë e vendit.

Lidhur me këtë çështje, kryeministri Rama ka zhvilluar një mbledhje me drejtorët rajonal, në të cilën ka bërë ‘kurban’ dy drejtues të cilët nuk kishin arritur objektivat.

Kështu, Oltion Kokunja, kreu i zyrës së punësimit në Elbasan ka punësuar pak më shumë se 50% e objektivit, pra 65 persona nga 110 për muajin prill.

Të njëjtin fat ka pësuar dhe kreu i zyrës së punësimit të Delvinës, Skënder Qilimi me vetëm 3 punësime më pak se objektivi.

Shefi i kabinetit ka përgëzuar kryetarët e zyrave të punësimit për dy bashkitë Pogradec dhe Kukës, që kanë mundur të dyfishojnë objektivin, duke punësuar dy herë më shumë se objektivi mujor.

Propaganda/ Rama dhe ish-zëdhënësja e PS-së flasin për suksese javore, në Korçë dhe Tepelenë vetëm nga një i punësuar