Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Punësimi në Gjermani, gazetarja e DW tregon shifrat: Deri tani kanë ikur rreth 6 mijë infermierë shqiptarë
Propozimi i ri për fuqi të huaj punëtore nga ministri gjerman i punës ka ngjallur reagime dhe lëvizje të shumta të shqiptarëve.
Gjermania hapi mijëra vende të reja pune, madje kërkoi të marrë në mënyrë të organizuar infermierë nga Shqipëria dhe Kosova.
Sipas gazetares së Dewtche Welle, Lindita Arapi në një intervistë për ‘Wake up’ në Top Channel deri tani janë larguar drejt shtetit gjerman rreth 6 mijë infermierë.
“Për të përfituar një vend pune në Gjermani nuk ka përkufizim moshe. Gjermania ka kërkuar të marrë në mënyrë të organizuar infermierë nga Shqipëria dhe Kosova. Deri tani flitet për shumë infermierë të ardhur në Gjermani për punë, mund të themi rreth 6 mijë infermierë”, u shpreh gazetarja Arapi, ndërsa moderatorët në studio theksuan se zyrtarisht në Shqipëri është saktësuar se janë larguar 2500 infermierë, ndërsa 2 mijë të tjerë kanë nisur procedurat e aplikimit për vizë pune në Gjermani.