Flash News

KRYESORE

Punësimi sezonal, Qeveria hap 500 vende pune të përkohshme

Qeveria ka vendosur punësimin e 500 personave, me kontrata të përkohshme, përgjatë sezonit turistik. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave ndërsa punësimi i tyre do të bëhet pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

“Miratimin e 500 (pesëqind) punonjësve me kontratë të përkohshme për sezonin e verës 2018 në AgjenciNë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vendet e punës të përcaktuara në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Detajimi i numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme sipas emërtesës së vendit të punës bëhet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura”, thuhet në vend.

Periudha kohore e veprimtarisë sezonale, që do të kryejnë punonjësit me kontratë të përkohshme, është 2 muaj, korrik – gusht 2018 ndërsa në vendim thuhet se “Fondi i pagave për numrin e punonjësve të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018, në shumën 35 010 000 (tridhjetë e pesë milionë e dhjetë mijë) lekë”.

Të fundit